KreuStil Jetese

10 filmat më romantik ndër vite

 

Tani që vera po mbaron dhe mbrëmjet freskohen, ne menduam të sjellim 10 filmat më romantik të të gjitha kohërave për ti shijuar në krahët e të dashurit tuaj.

*AMÉLIE

 Kjo teknikë ngjyrash hipnotizuese franceze, tregon historinë e Amelie Poulain, një parisiene e vogël e cila vendos të përfshihet në jetën e shokëve dhe të atit të saj për tjua përmirësuar atë. Gjatë rrugës, vajza e cila bënte gjithmonë për të tjerët, më në fund  filloi të mësonte të donte veten.

Protagonist: Audrey Tatou, Nino Quincampoix

 Realizuar: 2001

 

*THE NOTEBOOK

 Një djalë i varfër (Ryan Gosling) dhe një vajzë e pasur (Rachel McAdams) bien në dashuri gjatë verës se vitit 1930. 50 vite më pas, një i moshuar i lexon historinë e tyre një gruaje me Alzhaimer në një azil. Është ai filmi ku të gjithë e kemi parë dhe riparë skenën e puthjes në shi.

Protagonist: Ryan Gosling, Rachel McAdams

Realizuar: 2004

 

*ROMEO AND JULIE

 Smund të jetë më shumë romantike se sa historia e tragjedisë shekspiriane Romeo dhe Zhulieta.

Protagonist: Leonardo DiCaprio, Claire Danes

Realizuar: 1996

 

*FROM HERE TO ETERNITY

 E keni parasysh atë skenën e famshme ku një çift puthen marrëzisht në plazh ndërkohë që dallgët xhirojnë poshtë tyre. Nëse jo, hidhini një sy. Kaq nga ky film. Shikojeni për të marrë vesh historinë që fshihet pas kësaj puthjeje, dhe pastaj provojeni vetë në pushimet verore të ardhshme.

Protagonist: Montgomery Clift, Deborah Kerr, Burt Lancaster

Relizuar: 1953

 

*GHOST

 Kjo romancë e mbinatyrshme, në të cilën një burrë i vrarë kthehet në fantazëm për të mbrojtur të venë e tij. Kryesisht nxiti rritjen e regjistrimit në klasën e qeramikës dhe vendoste melodinë e ‘The Righteous Brothers’ “Unchained Melody”.

Protagonist: Demi Moore, Patrick Swayze, Whoopi Goldberg

Realizuar: 1990

 

*TITANIC

 Pesë fjalë të thjeshta —”I’ll never let go, Jack”—zemra jonë do të rrahë gjithonë kur bëhet fjalë për historinë e Jack, Rose, dhe anija e cila ishte supozuar të ishte e pafundosshme.

 Protagonist: Leonardo DiCaprio, Kate Winslet

Realizuar: 1997 

 

*THE BRIDGES OF MADISON COUNTY

 Një shtëpiake e vetmuar (Meryl Streep) ka një pasion katë ditor me një fotograf të National Geographic, (Clint Eastwood), i cili është në qytet për të fotografuar urat e famshme të qytetit.

Protagonist: Meryl Streep, Clint Eastwood

Realizuar: 1995

 

*LOVE STORY

Histori dashurie, përdor historinë e një djali të pasur i cili bie në dashuri me një vajzë të varfër, dhe ata gjatë rrugëtimit sforcohen të vënë në pikëpyetje nësë mund të përballojnë diferencat e tyre ose jo. Të dy duhet të mposhtin familjen e tij dhe pretendimet e tij të mëdha duke iu treguar se dashuria fiton mbi gjithçka.

Protagonist: Ali McGraw, Ryan O’Neal

Realizuar: 1970

 

 *THE GRADUATE

 Një djalosh kolegji, i sapo diplomuar, me emrin Benjamin Braddock (Dustin Hoffman) kthehet tek prindërit e tij në Kaliforni dhe joshet nga zonja Robinson. Kur Benjamini fillon të bjerë në dashuri me vajzën e zonjës Robinson, Elaine, fantazma e çështjes së mamasë së saj ndikon në vijueshmërinë e romancës së tij.

Protagonist: Dustin Hoffman, Anne Bancroft

Realizuar: 1967

 

*UP

 Paralajmërim: do të qani dhe do mendoni për dashurinë e jetës tuaj që në 15 minutat e para të filmit. Mos thoni që s’ju paralajmëruam.

Protagonist: Edward Asner, Christopher Plummer

Realizuar: 2009

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF