KreuStil Jetese

Përse na tërheqin thashethemet?

Ndonëse duket paradoksale por batutat ironike, thashethemet ose kritikat e ndryshme janë mënyra më e mirë që të pranohesh më lehtë në shoqëri.

Sipas kërkimeve të ndryshme, të bësh thashetheme të bën të jesh në harmoni me grupin e miqësisë apo të zyrës ku punon.

Por kujdes, kur thashethemet kalojnë cakun, mund të dëmtoni dinjitetin e dikujt tjetër ! Por, mësoni sesi të bëni thashetheme në mënyrë inteligjente.

Krijo koherencë- Të bësh thashetheme, e bën më të lehtë mundësinë për të pasur një humor nën kontroll por edhe të ndihmon të socializohesh. Dhënia dhe shkëmbimi i informacioneve është një mënyrë për të qenë pjesë e grupit. Studimet shpjegojnë që zakonet për të bërë thashetheme kthehet në një rit social, i dobishëm për të forcuar koherencën tuaj.

Thashetheme revistash- Të pëlqen të shfletosh revista në kërkim të lajmeve mbi njerëzit e famshëm? Je në një shoqëri të mirë. Fale internetit dhe prezencës së rrjeteve sociale, të kesh kontakte me të famshmit tashmë është më e lehtë. Kush jeton si një personazh publik kthehet në një shembull për të tjerë. Falë tyre ëndërrojmë, flasim e kritikojmë.

Ec përpara – Je duke kritikuar një mike apo mik? Zgjidh fjalët e duhura për të shpjeguar konsideratat e tua direkt me personin e interesuar, në mënyrë që të keni një shkëmbim të vlefshëm për të dyja palët.

Kujdes në zyrë – Kujdes me thashethemet në zyrën tuaj (në pune) sepse jo gjithmonë duhet të kritikoni  për të treguar veten më lart. Në ambientin e punës përpiquni të kontribuoni në ndërtimin e një ambjenti të qetë dhe nëse keni çështje të lëna pezull, sqarojini me personat në fjalë. Si të mbroheni- Të bësh thashetheme mund të jetë një mënyrë vëzhgimi, të shprehuri, gjuhë ironike apo… një mënyrë për të qenë të ligj ! Ndajini gjërat tuaja personale vetëm me njerëz që i ndjen pozitivë, në gjendje që të të japin besim në gjërat që thoni. Shmangni ligësitë e vogla. Transformojini thashethemet në një mundësi për të parë limitet tuaja dhe për të qeshur pa rënë në ligësi!

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF