Duartrokitjet e fundit për Lojrat e Rios. Ndërkohë që çdo vend po numëron medaljet e veta dhe po feston rikthimin e heronjve kombëtarë, në këto lojëra atletet femra nuk munguan se na dhuruari drithërima mes emocioneve dhe performancës së tyre.
Për disa, ky ishte okazioni për t’iu afruar më shumë të shndërruarit në legjendë të sportit. Me piruetat e saj, elastikja dhe energjikja Simone Biles joshi publikun dhe rrëmbeu pesë medalje të arta olimpike në gjimnastike. Vetëm 19 vjeç, gjigantja made in USA, notarja Katie Ledecky morri katër medalje të arta në not të lirë.
Këto janë Lojrat Olimpike, ku gjejmë buzëqeshjet e notares kineze, Fu Yuanhui apo zjarrin e luftëtares Risako Kawai që ngre në shpatulla trajnerin e saj pasi fitoi medaljen e arit. Femrat dhurojnë spektakël edhe në sportet që nuk konsiderohen si femërore, ku francezja Estelle Mossely fiton medalje ari në boks dhe Sarah Ourahmoune, 34 vjeç, të argjendit, e cila arriti dhe një hakmarrje personale për moskualifikimin në Lojrat e Londrës katër vite më parë. Kjo arritje solli lotët e publikut por edhe të bashkpatriotes së saj, kampione olimpike në xhudo, Emilie Andeol.
Emocoinet nuk pushojnë me kaq, Allyson Felix humbi për fare pak arin në 400m kur në çastet e fundit xhamajkania Shaunae Miller e kaloi. Këto dhe shumë të tjera do të gjeni në galerinë tonë të fotove për këto femra që kanë shënuar Lojrat e Rios.

10 filmat më romantik ndër vite



Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës

I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?

Kim Kardashian nuk “përmbahet” më!

Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016


Irina Shayk, më sensuale se kurrë!





Mashkulli që ka fjetur me motrat Kardashian!


Të martohesh me fustan transparent!

Kylie Jenner i zë vendin Kim Kardashian?

Cilët janë më llafazanë… femrat apo meshkujt?

RIO2016: Kur yjet apasionohen pas atletëve
