KreuStil Jetese

Rrobat e banjove të preferuara të yjeve

Pasi kanë punuar fortë gjithë vitin me trajnerët e tyre sportivë për të krijuar një trup ëndërrash, aktoret dhe modelet përfitojnë nga vera për t’u zhveshur në modelet e tyre të preferuara të rrobave të plazhit. Nga bikini me rripa tek body asimetrik duke kaluar nga kombinimi gjoks i lartë dhe mbathje të ngritura, të gjitha stilet janë të lejuara.

Kemi fillimisht të famshmin dhe të prekullueshmin bikini të vogël. Që është zgjedhur nga modele si braziliania Alessandra Ambrosio, Behati Prinsloo që është shtatëzënë apo aktorja Dakota Johnosn, aktualisht duke xhiruar vazhdimin e Fifty Shades of Grey, të cilës nuk do i vente kurrë në mednje të vishte rroba plazhi që fshehin gjithçka.

Megjithatë gjejmë shumë të afeksionuara pas body-t mes këtyre bukurosheve. Në krye gjejmë aktoren Emma Roberts duke e kombinuar poshtë me një palë xhinse. Alexa Xhung ndjek gjithashtu këtë tendencë duke mbajtur një model që ngjason më shumë me një lingerie prej pambuku.

Por edhe Læticia Hallyday ka zgjedhur këtë veshje njëshe asimetrike dhe me një prerje sexy, por ky nuk është rasti për Miley Cyrus, që besnike ndaj stilit të saj të hapur, vesh një model të stampuar apo edhe Taylor Swift dhe Gigi Hadid që e preferon me viza.

Kemi gjithashtu edhe të fmashmet më girly dhe të afeksionuara pas modelve nostalgjike si Marie Ange Casta që vesh mbathje të larta apo Suki Waterhouse që ka zgjedhur një model interesnat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF