KreuStil Jetese

Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë

Taylor Swift dhe Ariana Grande ishin gati ta nxirrnin nga loja. Por amerikania me sa duket i pëlqen shumë historitë e come-back. Britney Spears, 34 vjeç, arrin sot një sukses të ri me albumin e saj më të ri “Glory”.

Është historia e një kukulle nga Misisipi që i bën t’u rrahë zemra vajzave në lule të rinisë me këngën Baby One More Time, të vitit 1998. Në atë kohë, ajo nxorri modelin e saj të xhinseve si ato të të dashurit të saj, Justin Timberlake, dhe arriti diskun e saj të parë të diamantit, madje do të ketë dy, njësoj si Michael Jackson.

Shumë shpejt, Britney Spears do të jetë imazhi i Pepsi, do të mbështesë George W. Bush dhe, në vitin 2002, do të jetë e famshmja më e pushtetshme në botë, para Tiger Woods dhe Steven Spielberg. Vetëm se viti 2007 shënon episodin e kokës së rruar dhe kurën e detyruar pë ç’toksikim. Nga ku edhe një goditje për Brit-Brit, 26 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Më pas do të pasojnë tetë vite problematike muzikore (albume të mbiprodhuar, shpesh të trafikuar, si Blackout dhe Britney Jean, madje edhe shpesh herë koncerte me play-back) dhe ulje ngritje në dashuri (divorci i nevojshëm me Kevin Federline, dashurima e dobishme e Jason Trawick, pabesitë e David Lucado). Por sot ajo rikthehet, gati të bëjë të heshtin kritikët e saj, me një trup ëndërrash dhe pa kufizime klinike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF