Në shtator, moda luan me divat, mbledh modelet e Nju Jork, Londër, Milano, Paris dhe… ndryshon garderobën tonë. Më poshtë do të zbuloni tendencat e këtij sezoni të ndarë në shtatë tematika… një esecnë puro mode, selektive dhe ekskluzive.
Into dhe wild
Një erë e viteve ’80 fryn në një stinë të shkëlqyesve, teminave, reflekteve metalike… e përshtatshme për shpërthime rok, kjo tendencë e re po fillon të përhapet çdo ditë e më shumë.
Sharmi ushtarak
Një batalion sharmi pushton krejt këtë sezon. Këshilla për ato që e adhurojnë këtë stil: konfrontoni kodet mashkullore dhe ultra femërore, krijoni aleanca mes rreptësisë dhe sensualitetit… angazhohuni.
Art melodioz
Nga njëra ana kapja hipnotizuese e stapimeve, nga tjetra, një përmbytje me të kuqe të zjarrtë që sundon gjithçka. Nuk dini çfarë të zgjidhni…
Përzierje stilesh
Xhongloni lirshëm mes shik dhe cool, e ashpër dhe delikate, luks dhe thjeshtësi… krejtësisht fantastike, kjo modë me dy fytyra përmbledh krejtësisht dëshirat tona.
Planet vinili
Lëkurë e ngjyrosur, materiale shkëlqyese, copëra të ngrira… këto materiale përbëjnë një garderobë esenciale për një rikthim “alla grande” pas pushimeve.
Jehonë grafike
Pas Lojrave Olimpike rritet dëshira për sportivitet! Pamje energjike, motive abstrakte dhe linja dinamike, kryesisht të inspiruara nga veshjet e skiatorëve, ideale për të lëvizur nëpër qytet.
Mini vs oversized
Sezoni vjeshtë-dimër shfaq elementet e forta dhe konfrontimet e stileve. Mes volumeve XXL dhe prerjeve slim, mos hezitoni, vishini të dyja.
Sëmundjet dhe gjendja jonë shpirtërore
Shpërndraje picash me… dronë!
Vaji i arganit… ari i shkretëtirës!
Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë
Rrobat e banjove të preferuara të yjeve
Veshje zyre për të evituar vapën
Vaji i bajames, ideal për lëkurën
Përse na tërheqin thashethemet?
Si të jeni në formë pa shpenzuar shumë para
Kate Middleton, një klon mode i Princeshës Diana
10 filmat më romantik ndër vite
Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës
