Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.
Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm
Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.
Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave.
Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.




Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë

Rrobat e banjove të preferuara të yjeve

Veshje zyre për të evituar vapën

Vaji i bajames, ideal për lëkurën

Përse na tërheqin thashethemet?

Si të jeni në formë pa shpenzuar shumë para

Kate Middleton, një klon mode i Princeshës Diana


10 filmat më romantik ndër vite



Këshilla për kujdesjen e lëkurës gjatë verës

I kuqi i buzëve: ngjyra e kuqe të guxosh shumë?

Kim Kardashian nuk “përmbahet” më!

Virtuoso paraqet 10 hotelet më luksoze të 2016

