Gisele Gundchen vazhdon të kryesojë listën e modeleve më të paguara në botë me një shumë të ardhurash prej 30.5 milionë dollarë. Forbes shkruan se pavarësisht se të ardhurat e saj kanë pësuar rënie me 30% nga viti i kaluar, ajo mbetet ende mbretëresha e pasarelave, kjo edhe falë kontratave të majme të nëshkruara me Chanel, Carolina Herrera dhe Pantene. Gisele po ashtu ka edhe linjën e saj të veshjeve të brendshme për femra si edhe linjën për kujdesin e lëkurës.
Në këtë renditje, vendin e dytë e zë modelja braziliane Adriana Lima, të ardhurat e së cilës kapin shifrën e 10.5 milionë dollarëve. Ajo është pjesë e “Victoria’s Secret” që nga viti 2000.
Në vendin e tretë në bazë të të ardhurave renditen modelet Kendall Jenner dhe Karlie Kloss, të ardhurat e së cilave arrijnë 10 milionë dollarë në vit. Dhe në listën e 5 modeleve më të paguara, e fundit renditet Gigi Hadid, të ardhurat e së cilës arrijnë 9 milionë dollarë. Ajo e ka zënë vendin e pestë me shumë pak diferencë nga modelja Rosie Huntington-Whiteley.n
Trendi i xhinseve për sezonin e vjeshtës!
Tendencat dominuese të vjeshtë-dimër 2016
Sëmundjet dhe gjendja jonë shpirtërore
Shpërndraje picash me… dronë!
Vaji i arganit… ari i shkretëtirës!
Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë
Rrobat e banjove të preferuara të yjeve
Veshje zyre për të evituar vapën
Vaji i bajames, ideal për lëkurën
Përse na tërheqin thashethemet?
