Ashtu siç nisi, ashtu pritet edhe të bjerë: me furi. Loja më e famshme e momentit, Pokemon Go, ka nisur rënien madje me shifra alarmante. Sipas një studimi të fundit, në muajin gusht kjo lojë ka humbur më shumë se 15 milionë përdorues ditorë. Hetimi i nisur nga Axiom Capital Management dhe publikuar nga rrjeti amerikan Bloomberg flet për një rënie drastike dhe shumë të shpejtë. Analisti Victor Anthony ka qetësuar kështu rrjetet si Facebook, Snapchat apo Twitter se mund të humbisnin përdoruesit për shkak të lojës Pokemon Go. “Loja po humbet interesin dita-ditës dhe shifrat e konfirmojnë këtë. Në muajin e fundit ka pasur një rënie prej 15 milionë përdoruesisht ditorë”, tha ai. Loja u prit me një interes të paparë nga përdoruesit, madje duke shkaktuar incidente të shumta. Por mesa duket interesi ndaj saj nuk do të zgjasë shumë.
Tendencat dominuese të vjeshtë-dimër 2016
Sëmundjet dhe gjendja jonë shpirtërore
Shpërndraje picash me… dronë!
Vaji i arganit… ari i shkretëtirës!
Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë
Rrobat e banjove të preferuara të yjeve
Veshje zyre për të evituar vapën
Vaji i bajames, ideal për lëkurën
Përse na tërheqin thashethemet?
Si të jeni në formë pa shpenzuar shumë para
Kate Middleton, një klon mode i Princeshës Diana
10 filmat më romantik ndër vite
