KreuStil Jetese

Trendi i xhinseve për sezonin e vjeshtës!

Mund të thuhet se jemi zyrtarisht në kohën më të mirë për të veshur xhinse, megjithëse ato janë në modë në çdo kohë. Më shumë se në çdo periudhë tjetër, vjeshta i rikthen fuqishëm xhinset. Larmishmëri modelesh, copash, të zbardhura ose jo, me shtat të lart, janë vetëm disa nga modelet më trendi të xhinseve për sesonin e kësaj vjeshte. Disa prej tyre i kemi parë edhe gjatë sezoneve të tjera, edhe disa të tjera janë një risi vetëm për këtë vjeshtë. Le ti shohim së bashku se cilat do të jenë xhinset më të preferuara të këtij sezoni.

Xhinset elegante dyngjyrëshe, të cilat janë edhe të preferuarat e motrave supermodele Gigi dhe Bella Hadid, do të jenë më të përhapurat e këtij sezoni.

Gigi dhe Bella Hadid

Xhinset me lara, të cilat duket se i rezistojnë vazhdimisht kohës.

Xhinset me lara

Xhinset Vintage dhe të lirshme. Modelja Emily Ratajkowski dëshmon fuqinë e rikthimit të xhinseve tipike vintage, të ngushta dhe me shtat të lartë.

Emily Ratajkowski

Xhinset e gjata dhe të ngushta.

4

Xhinset e e gjera dhe të lirshme.

5

Xhinset e çara në fund të këmbëve, sikurse e tregojnë ato që ka veshur Romee Strijd.

6

Xhinset e gjera në fund të këmbëve.

7

Xhinset me dizajne të veçanta si në prerje, po ashtu edhe në modele.

8

Xhinse e zeza, të gjera në pjesën e poshtë, por jo të gjata deri në kyçin e këmbës. Modelja Rosie Huntington-Whiteley shkëlqen me këto xhinse!

9

Dhe në këtë listë nuk kishte sesi të mungonin xhinset me shtat të lartë!

10

 

Përgatiti: Sidorela Lepri

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF