Dëgjojmë shpesh të thuhet se shmangia e duhanpirjes dhe aktiviteti fizik shmang një sërë sëmundjesh, por sa shmang realisht ky regjim? Një grup mjekësh kanë kryer një studim për të sjellë në shifra përfitimet e të jetuarit shëndetshëm. Sipas tyre shmangia e duhanit, aktiviteti fizik dhe një dietë korrekte shmangin të paktën 85 përqind të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 40 përqind të sëmundjeve onkologjike. Por në Europë vetëm 3 përqind zbatojnë rigorozisht këto tre rrugë të ruajtjes së shëndetit. Nga një studim i bërë në muajin korrik nga një grup mjekësh nga vende të ndryshme, 97 përqind e popullsisë europiane, ose tymos duhan, ose nuk kryen mjaftueshëm aktivitete fizike ose ha keq. Ndaj nëse jeni “prekur” nga një prej këtyre fenomeneve, bëni mirë t’i futeni punës për të patur një stil të shëndetshëm jetese./ BORDO

Shega një frut kundër… plakies!


Trendi i xhinseve për sezonin e vjeshtës!






Tendencat dominuese të vjeshtë-dimër 2016

Sëmundjet dhe gjendja jonë shpirtërore


Shpërndraje picash me… dronë!

Vaji i arganit… ari i shkretëtirës!




Britney Spears, 34 vjeç, rikthehet në skenë

Rrobat e banjove të preferuara të yjeve

Veshje zyre për të evituar vapën
