Nuk kanë munguar eventet dhe as tapeti i kuq gjatë javën që shkoi, e kjo falë Festivalit të Filmit në Venecia, i cili nisi të mërkurën. Alicia Vikander e veshur nga Versace dhe Emma Stone me Louis Vuitton bënë një paraqitje të shkëlqyer në tapetin e kuq, duke u bërë pjesë e listës sonë me personazhet e veshur më bukur gjatë javës që shkoi. Kësaj liste i bashkangjitet edhe Rihanna. Hidhini një sy listës sonë dhe mësoni se kush janë yjet e veshur më bukur gjatë javës që shkoi.
Rihanna
Pas përfundimit të VMAs, Rihanna është fotografuar duke ecur rrugëve të Nju Njorkut me Drake. Padyshim kjo veshje bën pjesë tek më të bukurat e javës që shkoi.
Emma Stone
Emma Stone e veshur nga Versace gjatë premierës së filmit “La La Land” në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia.
Zoey Deutch
Aktorja amerikane ishte veshur me markën e njohur Miu Miu në Festivalin e Filmit në Venecia.
Alicia Vikander
Ajo kishte zgjedhur Louis Vuitton gjatë premierës së “The Light Between Oceans” në Venecia.
Naomi Watts
Një fustan me printime lulesh, ishte ai që kishte zgjedhur Naomi gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.
Zoe Saldana
E veshur me Rodarte gjatë premierës së filmit “Star Trek Beyond”.
Barbara Balvin
E veshur me Philosophy di Lorenzo Serafini gjatë një shëtitje rrugëve të Venecias.
Ellie Bambier
Ajo kishte zgjedhur një kostum tejet elegant nga Miu Miu gjatë një darke në Venecia.
Kaia Gerber
Gjatë premierës së filmit “Lifetime’s Sister Cities” Kaia shkëlqente e veshur nga Zuhair Murad.
Courtney Eaton
Edhe e fundit në këtë listë, Courtney kishte zgjedhur Louis Vuitton në premierën e filmit “Gods of Egypt”.



Kina dërgon dy milionë banorë me… pushime!

Si të mposhtni ankthin e papritur!




Të nisësh bukur një ditë pune si Blerta Tafani!

Jeta në Tokë… më e vjetër nga se mendohej!




Shega një frut kundër… plakies!


Trendi i xhinseve për sezonin e vjeshtës!




