Ka disa perime dhe fruta të kuqe të pasura me antioksidues të fuqishëm, ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës dhe ulin rreziqet për goditjet në zemër.
Rezultati më i rëndësishëm është ulja e rrezikut nga sëmundjet e zemrës me mbi 50%.
Shega- Shega është një frut i pasur me disa lloje antioksiduesish, qe ndihmojnë drejtpërdrejtë në forcimin e arterieve dhe kjo promovon një shëndet sa më të plotë të zemrës. Një studim tregoi se përdorimi i përditshëm i lëngut të shegës për një periudhë kohore tremujore përmirësonte dukshëm rrjedhjen e gjakut.
Domate- Domatet janë të pasura në likopene, një pigment i kuq, qe ka veti antioksiduese dhe është një burim me vlera të pazëvendësueshme për sa i përket shëndetit të syve dhe të prostatës.
Vera e kuqe- Vera është e mirë për shëndetin, kur nuk teprohet me të, sepse rrit nivelin e kolesterolit HDL, ose e thënë ndryshe, të kolesterolit të mirë. Kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Qershitë- Qershitë përmbajnë antocianinë, nga e cila ato marrin dhe ngjyrën e kuqe. Antocianina është antioksidues shumë i fuqishëm që ka veti unike shëruese. Ajo zotëron veti anti-inflamatore që reduktojnë dhimbjet pas ushtrimeve në muskuj dhe kyçe.
Molla- Një mollë në ditë me shumë gjasa do ta mbaj doktorin larg, sepse përmban quercetin, një element me veti të fuqishme anti-inflamatore që parandalon mpiksjen e gjakut. Konsumojini mollët për mëngjes ose midis vakteve, në vend që të hani ushqime të blera.


Fustanet që ju duhen në sezonin e vjeshtës!

Pastrimi i pikave të zeza në mënyrë natyrale

70 vite më parë lindte Freddie Mercury

10 gjëra që bën çdo çift i lumtur!


Yjet e veshur më bukur gjatë javës që shkoi!



Kina dërgon dy milionë banorë me… pushime!

Si të mposhtni ankthin e papritur!




Të nisësh bukur një ditë pune si Blerta Tafani!

Jeta në Tokë… më e vjetër nga se mendohej!



