Kur vjen puna te familja e veçanërisht te fëmijët, nënat janë më sakrifikuese. Për këtë arsye, ndoshta nuk do të habiteni kur të mësoni se çfarë ka bërë për të birin Yevette Vazquez, një nënë beqare.
Ngjarja ka ndodhur në Fort Worth, Texas, ku Yevette ka qenë duke shoqëruar të birin për në shkollë dhe e ka pyetur se përse ishin mbledhur aq shumë prindër. Elijaj i shpjegon se ishte dita e “Donuts with dad”, mëngjesi me ëmbëlsira në shoqërine e baballarëve të nxënësve. Me ta mësuar këtë, Yevette është kthyer menjëherë në shtëpi. Ka veshur pantallona, këmishë, kapele dhe… mustaqe, e është nisur për në shkollën “Sue Crouch” me një pamje të re.
“Të shihje fëmijët me baballarët e tyre nuk ishte aspak e lehtë për mua,” shkruan Yevette në Facebook. “Mund të bëj gjithçka për t’i kthyer buzëqeshjen tim biri.” Postimi i saj mori mbi 20 mijë pëlqime dhe është shpërndarë rreth 6 mijë herë.


Arsyet pozitive të të qenurit single në gjimnaz!

Si shkoi Beyonce nga takat tek konversat?

Bebe Rexha në atelienë e Enada At’Nikollës!


Cila nga këto ikona mode je ti?




iPhone 7 del në treg: Specifikat e tij



Konsumo “të kuqe” për zemër më të shëndetshme!


Fustanet që ju duhen në sezonin e vjeshtës!

Pastrimi i pikave të zeza në mënyrë natyrale

70 vite më parë lindte Freddie Mercury

10 gjëra që bën çdo çift i lumtur!

