KreuStil Jetese

Incidenti: Dy burra mësyjnë në Dancing with the stars pas performancës së Ryan Lochte

Dy burra mësynë në skenën e “Dancing with the stars” në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Ryan Lochte në spektaklin e ABC-së. Të dy kishin veshur t-shirt-e me emrat e notarit amerikan. Një grup prej tetë vetësh të cilët mbanin të veshur të njëjtën bluzë, i inkurajonin ata nga audienca sapo anëtarja e jurisë Carrie Ann Inaba nisi vlerësimin për kërcimin e tij. “Më falni, më falni” ishin fjalët që Inaba tha, si një lloj revolte. Ndërsa Lochte dhe partnerja e tij Cheryl Burke heshtën, prezantuesi i spektaklit Tom Bergeron kaloi në publicitet.

Në këtë çast salla e vallëzimit shpërtheu. Në kohën që publiku thërriste në mbështetje të Lochte-s – i cili më herët pranoi se e kishte ekzagjëruar historinë e vjedhjes me armë në Rio de Janeiro këtë verë – balerini Derek Hough del nga passkena në përpjekje për të qetësuar protestuesit të cilët me zë të lartë i drejtoheshin notarit me fjalën “gënjeshtar”. “Mllefin tregojeni jashtë kësaj skene,” iu është drejtuar balerini grupit të burrave dhe grave që bërtisnin. “Kjo është shtëpia ime dhe u shokova se si njerëzit mund të vijnë këtu e të tregojnë kaq negativitet,” ka thënë Hough. “Ky është një vend i sigurt për njerëz që duan të mësojnë aftësi të reja dhe që kërkojnë të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre. Këtë gjë po përpiqet të bëjë edhe Ryan.”

Truprojat larguan dy burrat që kishin zbritur në skenë. Dëshmitarët tregojnë se Lochte u shfaq i habitur ndërsa sytë e Burke ishin me lot. Kur spektakli nisi pas hapësirës publicitare, Bergeron tha se ishte nje incident ndërsa Burke e cila dridhej tha, “Jam e shokuar. Jam e lënduar për Ryan-in. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm.”

“Erdha këtu, sepse doja të bëja diçka që është krejt jashtë natyrës sime,” tha midis të tjerave Ryan Lochte, të cilin e kanë pezulluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pasi notari gënjeu rreth grabitjes me armë në Rio muajin e kaluar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF