Vera 2016, bashkë me temperaturat e larta erdhi edhe me shumë trende, duke nisur nga fundi i shkurtër jeans e deri te sandalet me rripa e taka të larta. Vetëm se temperaturat po ulen, nuk do të thotë se veshjet duhet të ikin bashkë me të nxehtin. Ju prezantojmë me disa detaje që shoqëruan këtë verë, që mund të përdoren në 365 ditët e vitit.
1.Fundi jeans… si Jessica Alba
Ky trend shkon në mënyrë perfekte edhe gjatë muajve të ftohtë. Gjithçka mund të bëni është të shtoni një palë çizme të gjata… dhe jeni gati.
2.Lule dhe vija… si Eva Mendes
Vera që lamë pas bëri bashkë copa me printime të ndryshme. Jini të lira ta bëni edhe gjatë vjeshtës. Mos hezitoni të kombinoni ngjyrat e errëta me ato të çelëta dhe lulet me vijat.
3.Pantallona boyfriend… si Emily Ratajkowski
Së pari, duhet t’i vidhni nga gardëroba e të dashurit tuaj. Janë tepër të rehatshme. Mund t’i kombinoni me atlete për një paraqitje me casual ose me taka për t’u dukur më shik.
4.Syzet e rrumbullakëta pasqyre… si Alessandra Ambrosio
Këto lloj syzesh janë perfekte sepse kombinojnë me çdo veshje. Forma e rrumbullakët shkon me çdo fizionomi fytyre. Ruajini syzet pasqyrë që kishit këtë verë sepse është një trend edhe për muajt në vijim.
5.Sport… si Selena Gomez
Nëse nuk keni një kostum sportiv në gardërobë, çfarë bëni ende? Nëse jeni të guximshme, shtojini kësaj veshje taka të larta. Vjeshta është në kërkim të këtij stili.

Fotot mahnitëse: 5 rrugët ylber të botës!





Arsyet pozitive të të qenurit single në gjimnaz!

Si shkoi Beyonce nga takat tek konversat?

Bebe Rexha në atelienë e Enada At’Nikollës!


Cila nga këto ikona mode je ti?




iPhone 7 del në treg: Specifikat e tij



Konsumo “të kuqe” për zemër më të shëndetshme!


Fustanet që ju duhen në sezonin e vjeshtës!
