KreuStil Jetese

Fotot mahnitëse: 5 rrugët ylber të botës!

Ju ftojmë të udhëtoni me BORDO në disa nga rrugët me më shumë ngjyra në botë. Larg metropoleve dhe gradaçelave, por më pranë ndërtesave të një stili të vjetër, gjithsesi plot jetë prej fasadave me ngjyra.

COLMAR (FRANCE)

Arkitektura unike – grilat me ngjyra tipike franceze dhe ndërtesat gjysmë me dru të stilit gjerman – bën që dy kulturat të ecin bashkë në unison. Uji që kalon mes qytetit të vjetër, i ka dhënë pseudonimin “Venecia e vogël”.

NYHAVN (KOPENHAGEN)

Fasadat plot ngjyra në Nyhavn janë nga më ikoniket në të gjithë Evropën. Me ndërtesa karakteristike që datojnë në vitin 1681, hijeshinë ja shtojnë edhe baret, restorantet apo anijet prej druri.

CHEFCHAOUEN (MAROK)

Qyteti i vogël verior maroken, rrethuar nga malet, është i njohur për arkitekturën spanjolle dhe atë myslimane, veshur të gjitha me blu. Lyerja e mureve me këtë ngjyrë mendohet të ketë ardhur nga emigrantët hebrenj për të imituar qiellin dhe parajsën.

JELLYBEAN ROW (KANADA)

Ju do të mendoni për dimrin gri dhe të ftohtë në Kanada. Por nuk është kështu nëse jetoni në Jellybean Row. Shtëpitë janë të lyera me ngjyra të forta të së kuqes, blusë, të verdhës dhe livandos. Padyshim, kjo është një nga rrugët më të fotografuara në Kanada.

FONDAMENTA PONTINELLO (ITALI)

Ishulli i Buranos, vendi i artistëve dhe peshkatarëve, është aq i gëzuar sa një ylber, me shtëpitë e vogla që shtrihen buzë kanalit me ujë smeraldi. Thuhet se peshkatarët nisën traditën e të lyerit të shtëpive me ngjyra, për t’i dalluar lehtësisht kur peshkonin larg nëpër lagunë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF