KreuStil Jetese

50 Hijet më të Errëta: Del traileri i parë

Sapo është publikuar traileri i parë zyrtar i “50 Hijet më të Errëta”. Në këtë video, që zgjat dy minuta, do të rigjejmë Anastasia Steele dhe Christian Grey. Gati për të depërtuar  “në një botë të errët, tashmë pa sekrete, rregulla apo ndëshkime”.

Një botë e errët, ku vërtiten maskat dhe fantazmat e të shkuarës. Universi argëtues, dëshmitar jo vullnetar i pasionit që lidh Anastasia Steele dhe Christian Grey është bërë më i zymtë. Më i pistë dhe pervers sesa është shfaqur në 50 Hijet Gri. Në qendër do jetë ende historia e dashurisë së tyre. Në qoftë se në “50 Hijet e Greit” i kemi parë të takohen, të njihen dhe të shkojnë drejt një lidhjeje të trazuar, komplekse, por mbi të gjitha jashtëzakonisht pasionante, “50 Hijet më të Errëta” nuk do të jetë i kursyer në këtë aspekt madje premtohen tone më të theksuara.

Në kastin e “50 hijet më të errëta”,të xhiruar njëkohësisht me 50 hijet e kuqe, do të kthehen Jamie Dornan, në rolin e manjatit Christian Grey, Dakota Johnson në rolin e naives Anastasia Steele, por përkrah tyre do të ketë shumë hyrje të reja, midis të cilave Kim Basinger (Elena Lincoln), Bella Heathcote (Leila Williams), Robinne Lee dhe Fay Masterson. Filmi këtë vit drejtohet nga Niall Leonard bashkëshorti  i shkrimtares E.L James e cila ka shkruajtur tre librat e “Pesëdhjetë Hijet”.

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF