KreuStil Jetese

Fashion Week pranverë-verë 2017: Më e mira e sfilatave njujorkeze

Ky Fashion Week njujorkez nuk ka munguar së habituri, ku krijuesit e Nju Jorkut ndryshojnë krejt modën dhe periudhat. Të mësuar me modelin e famshëm “See now, buy now”, Tom Ford, Tommy Hilfiger dhe Ralph Lauren ndërpresin garën për të sevirur modelet e vjeshtë-dimër gjatë sfilatës pranverë-verë 2017. Mjaftueshëm për t’i marrë mendjen klientëve që nuk kuptojnë më se në cilin sezon të kthehen. Nga ana e tij, Boss Women, zgjodhi një tranzicion të butë ku në dispozicion të shitjeve në fund të sfilatës kishte lënë vetëm një seri çantash.

Tom Ford ftoi në podium Amber Valleta dhe Carolyn Murph, Tommy Hilfiger vendos Gigi Hadid mes nderimeve dhe dekoreve, ndërsa motra e saj Bella tërheq vëmendjen duke ofruar një rënie në sfilatën Michael Kors.

Për sa i përket tendencave, normalisht lulet pushtojnë pranverë-verën, këpucët ngjiten së larti me platforma të mëdha ndërsa bizhutë shkojnë drejt XXL. Një shpirt sportswear i kundërvihet fustaneve të famshme tapet i kuq të të përhershmëve të këtij lloji nga Carolina Herrera tek Oscar de la Renta duke kaluar nga Zac Posen dhe Marchesa.

Një javë mode që u mbyll me sfilatën e Marc Jacobs dhe modelet e tij “drealockes”, një tranzicion perfekt që të përgatit për Londrën për të vazhduar këtë intensiv Fashion Month.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF