Të parët që kanë patur mundësinë të kenë telefonat e mençur iPhone 7 kanë konstatuar diçka që nuk u ka pëlqyer veçanërisht tani që muajt e ftohtë të dimrit janë në prag. Butoni ‘home’ nuk mund të punojë me dorashka. Mësohet se ky buton funksionon më shumë me prekje si ekrani duke kërkuar kontaktin e drejtpërdrejt me lëkurën sesa si një buton i zakonshëm me shtypje. Nëse mendoni se dorashkat e prodhuara enkas për prekjen e ekranit janë një zgjidhje, gaboheni. Ka disa raportime që edhe këto lloj dorashkash, të cilat kanë material të përçueshëm, nuk punojnë për butonat e rinj ‘home’, edhe kur funksionojnë për ekranin. I pari që e solli në qendër të vëmendjes këtë ndryshim është bashkëthemeluesi i Relay FM, Myke Hurley, i cili shkroi në Twitter, “Mbuloni butonin ‘home’ të telefonit tuaj iPhone 7 me një material (me një bluzë për shembull) dhe provoni ta klikoni.” Me pas shton, “Asnjë lidhje me sensor, asnjë shtypje.”



Të apasionuar pas kafesë, vizitoni Nju Jorkun




Çfarë të vishni? T-shirt të bardhë!



Koleksionet Pranverë/Verë 2017 nga Ralph Lauren!

Duart në xhepa dhe jeni IN këtë vjeshtë!

50 Hijet më të Errëta: Del traileri i parë

Ngjyrat më të bukura të sezonit vjeshtë-dimër!

Kurim bio kundër ankthit!



Trendet e verës që mund t’i vishni gjithë vitin!

Fotot mahnitëse: 5 rrugët ylber të botës!

