Mes ekspresit, makiatos, qumështit, kapuçinos dhe frapuçinos, në Nju Jork dritat bien mbi kafenë, pija protagoniste nga 16-18 shtator, në edicionin e dytë të “New York Coffee Festival”.
Ky event që organizohet në “Regiment Armory” në Park Avenue tërheq mijëra të apasionuar të kafesë që shijojnë një pafundësi përgatitjesh të shoqëruara edhe me pjata sipas temës.
Ky festival, që jo rastësisht është quajtur ndryshe “eventi kafeinato”, do t’i dedikohet edhe muzikës, artit dhe eksperimentimeve.
“Festivali është një event i vërtetë kulturor dhe është krijuar për personat që inspirohen nga kafeja dhe kultura e kafesë”, thotë themeluesi, Jeffrey Young.
“Këtë vit presim rreth 12 mijë vizitorë, të gjithë me dëshirën për të mësuar çdo veçanti të magjisë së kafesë dhe origjinalitetit përveç se natyrisht shijimit të llojeve të ndryshme që vijnë nga gjithë bota”, thekson ai.
Sipas Young, “kultura për të shijuar këtë pijë sipas evropianëve dhe në veçanti sipas italianëve, pra duke u ulur në kafene, pa e tundur nëpër rrugë të mbyllur në mbajtëse plastike apo letre, përfundimisht ka pushtuar amerikanët”.




Çfarë të vishni? T-shirt të bardhë!



Koleksionet Pranverë/Verë 2017 nga Ralph Lauren!

Duart në xhepa dhe jeni IN këtë vjeshtë!

50 Hijet më të Errëta: Del traileri i parë

Ngjyrat më të bukura të sezonit vjeshtë-dimër!

Kurim bio kundër ankthit!



Trendet e verës që mund t’i vishni gjithë vitin!

Fotot mahnitëse: 5 rrugët ylber të botës!




