KreuStil Jetese

Facebook aktivizon njoftimin e sigurisë në New York

Facebook-u ka aktivizuar shërbimin e check-in-it të sigurisë që mundëson njoftimin e miqve dhe familjarëve se ata janë shëndoshë e mirë, pas shpërthimit që plagosi të paktën 29 njerëz në New York të shtunën. Kjo është hera e parë që njoftimi i sigurisë aktivizohet në New York.

Bëhet fjalë për shpërthimin që ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit me orën tonë në Chelsea, një lagje në Manhattan. Deri tani raportohet se kanë mbetur 29 të plagosur.

Projektuar për kohë fatkeqësish dhe krizash, check-in-i i sigurise lejon përdoruesit në një zonë të caktuar të njoftojë të njohurit që ata janë të sigurtë. Përdoruesit mund të bëjnë pjesë të postimit edhe të tjerë që kanë shpëtuar nga një katastrofë apo sulm.

Shërbimi, që është prezantuar në vitin 2014, është përdorur në ngjarje madhore si në sulmet terroriste në Bruksel, bombardimet në Ankara, Turqi dhe në sulmet që goditën Parisin vitin e kaluar. Në qershor, shërbimi u aktivizua për herë të parë në Amerikë pas sulmit në Orlando në një klub nate për gay si dhe në sulmin ndaj policëve në Dallas. Check-in-i i sigurisë së fundmi është përdorur për sulmin në Nicë të Francës dhe për tërmetin në Itali.

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF