KreuStil Jetese

Kushëriri i Mbretëreshës Elizabeta deklaron: “Jam gay”

Lord Ivar Mountbatten, 53 vjeç, ka vendosur t’i deklarojë familjes homoseksualitetin e tij pasi ka takuar skocezin James Coyle

Është 53 vjeç, djali i tretë i markezit Milford Haven, nipi i madh i kontit Mountbatten I Burmës, dhe kushëriri I mbretëreshës Elizabeta. Fakti që vjen nga një familje e shquar nuk e ka penguar Lordin Ivar Mountbatten të ndjek zemrën e tij. Ka vendosur tu prezantojë të afërmve partnerin e tij të ri, duke u bërë pjestari i parë I familjes mbretërore që deklaron homoseksualitetin e tij publikisht.“ Kam luftuar me seksualitetin tim dhe në njëfarë mënyre vazhdoj ta bëj. U desh një rrugëtim i vërtetë për të arritur në këtë pikë”. Ivar ka mbështetjen e ish gruas së tij Penny, dhe të tre vajzave të tij. Janë martuar në vitin 1994. Ai e dinte qysh në fillim se ishte biseksual: “Nuk doja ta pranoja sepse e dija se do më sillte shumë vuajtje” tregon për Daily Mail, duke shtuar se ka qenë gjithmonë I sinqertë me Penny-n. “Kohët e fundit, ndihej e paplotësuar. Dëshironte më shumë nga sa mund t’i  jepja. Duke iu referuar seksualitetit tim, jam habitur edhe që dëshironte të martohej me mua. Ndoshta mendonte se mund të më ndryshonte, por në fund kuptoi se nuk mundej” Në 2011 pastaj, u ndamë.

Dashuri me shikim të parë

Pas ndarjes, Ivar nuk e deklaroi publikisht orientimin e tij seksual. “Nuk qëndronte problemi te fakti se isha një Mountbatter – rrëfen ai- problemi qëndron tek brezi të cilit i përkas. E quaja  ‘dashuria, emri i i së cilës nuk mund të thuhet’. Është fantastike të vëresh sesa kemi bërë përpara në kuptimin e tolerancës”. Pastaj takimi me James Coyle. Me origjinë skoceze, por jeton prej tre vitesh në Londër – dhe punon në aeroplanë si punonjës shërbimi. Të dy janë njohur në Zvicër në mars të vitit të shkuar. James e ngatërroi Ivar-in me një udhërrëfyes me të cilin kishin bërë një ekskursion në pista. Dashuri me shikim të par. “Tani jam I lumtur – tha Ivar – edhe pse nuk ndihem 100% komod me faktin e të qenurit gay”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF