KreuStil Jetese

10 sekrete për të mos u shëndoshur

 

Një manual që u vjen në ndihmë femrave që dëshirojnë të mbajnë trupin në formë por që nuk e duan dietën. Për të mësuar se si të mbash peshën nën kontroll dhe të dobësohesh ndoshta edhe duke ngrënë. Sepse të qëndrosh në tavolinë është çështje mirëqenieje dhe lumturie

Të gjithë e kemi një mikeshë që mund të hajë një akullore pa i krijuar vetes probleme. Dhe kur del të darkojë jashtë nuk porosit kurrë sallatë, por një darkë të bollshme dhe pa ndjesi faji. Dhe nuk shëndoshet aspak, a thua se zotëron gjenet e WonderWoman.

Por për femrat e tjera, cilat janë sekretet që duhet të ndjekin:

1.Çdo ditë është një okazion i veçantë

Mos u tundoni nga mikeshat apo koleget tuaja, me dëshirën për të ndarë ushqimin e tyre, kjo mund të ju kushtojë shumë. Aktivitetet e ditës janë të shumta, si dhe ftesat për t’iu bashkuar qoftë edhe një vakti të shpejtë mund të bëjë që pesha juaj trupore të rritet shumë shpejt. Zgjidhini me kujdes ushqimet që do të shijoni, dhe mundohuni t’u thoni jo, biskotave në zyrë apo në mbledhje.

Ju kanë bezdisur gjithmonë miqtë tuaj që flasin kur janë duke ngrënë. Epo dijeni pra, se ata priren për tu shëndoshur më pak, ky është një studim i Gazetës së endokrinologjisë klinike dhe metabolizmit.

Ushqimet dietike janë shpesh të përpunuara dhe me përmbajtje të lartë karbohidratesh, prandaj jo rrallë ato japin efektin e kundërt.

Të etiketosh tortën me mollë si ushqim të mirë ndërsa nutelën si të dëmshme nuk sjell asnjë dobi, përkundrazi një studim në Universitetin e Torontos ka treguar se ato femra të cilat ia ndaluan vetes çokollatat për një javë manifestuan më shumë uri.

Për t’u mbajtur nën kontroll treguesi i masës trupore, pushimi dhe gjumi nuk duhen anashkaluar. Mungesa e gjumit ka efekte të rënda për hormonet që rrisin peshën dhe shtojnë oreksin, madje duke na bërë që të preferojmë ushqime me përmbajtje të lartë kalorie.

Edhe nëse e teproni duke ngrënë një hamburger apo patatina, merreni lehtë duke i premtuar vetes se do të tregoheni më i kujdesshëm herës tjetër. Ruajtja e autostimës, sipas një studimi të kryer në Universitetin Waterloo në Kanada, ndihmon që të kontrollohet më mirë dëshira për të ngrënë.

Këtu bëhet fjalë për të shmangur ëmbëltuesit artificialë apo pijet jokalorike, pasi një regjim i tillë, sipas doktoreshës Lori Shemek, do t’ju çonte drejt ushqimeve më të dëmshme si hamburger apo patate të skuqura.

Të ushqehesh shëndetshëm mund të jetë më e thjeshtë sesa e mendoni. Mundohuni ta bëni gatimin me ushqime të freskëta argëtues. Nëse përdorni erëza aromatike, dhe krijoni një pjatë të këndshme këndvështrimi juaj për ushqimet e freskëta mund të ndryshojë, duke ndikuar kështu në shëndetin tuaj fizik por jo vetëm.

Nëse do të jeni shumë të vëmendshëm duke llogaritur kaloritë që konsumoni, kjo mund të ju ndihmojë që të shmangni shumë ushqime të dëmshme, por pa dijeninë tuaj do të shmangni edhe ushqime të shëndetshme si për shembull  vajin e peshkut. Mundohuni ta mbushni pjatën tuaj me varietete ushqimesh, duke u dhënë vend të veçantë proteinave (peshk, mish pule, tofu) perimeve por edhe yndyrave të shëndetshme.

Mundohuni të konsumoni sa më pak sheqer. Trupi ynë mund të trajtojë vetëm një sasi të caktuar në një kohë, dhe nëse është në masa të mëdha ai kthehet në yndyrë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF