KreuStil Jetese

Europianët më të lumtur? Sipas Eurostatit jetojnë larg nga qytetet e mëdha

Qytetet e mëdha ofrojnë mundësi, por nuk i bëjnë qytetarët e lumtur, të paktën në Evropë ndodh kështu. Është ky rezultati i një kërkimi të kryer nga Zyra Statistike e Bashkimit Evropian (Eurostat) duke iu referuar të dhënave të mbledhura në 2015 dhe të risjella nga Washington Post.

Duke intervistuar banorët e 75 qyteteve më të mëdha evropiane rreth nivelit të tyre të sodisfaksionit, studiuesit kanë mundur të identifikojnë se, pikërisht në qytetet e mëdha, niveli i lumturisë është shumë i ulët. Përpos kësaj ekziston edhe një ndarje midis veriut dhe jugut tw qyteteve evropiane.europian

“Nga njëra anë, kryeqytetet e mëdha evropiane janë motori i ekonomisë, dhe tërheqin shumë persona falë mundësive që ofrojnë në aspektin ekonomik edukativ dhe social – shkruan Walter Radermacher, drejtori i përgjithshëm i Eurostat. Në të njëjtën kohë madje, qytetet e mëdha ofrojnë një sër sfidash të përditshme që ulin nivelin e sodisfaksionit, si ndotja, mbipopullimi, kriminaliteti i përhapur, rritja e kostos së jetesës dhe strehimit”.

Sipas grupit kërkimor të Eurostatit, shumë kryeqytete evropiane, shpesh edhe destinacionet kryesore të pushimeve, nuk merren në konsideratë nga qytetarët vendas “Parisi, Lisbona, Madridi dhe Roma janë klasifikuar shumë keq – sipas studimit që është kryer – pavarësisht se janë destinacionet që evropianët e veriut synojnë”.

Ndikim parësor për mirëqenien në përgjithësi është niveli i pagesës në punë. Faktorët që kontribuojnë që të “punohet keq” në qytetet e mëdha janë të shumëfishtë.

“Niveli më i lartë i sodisfaksionit në punë për ata që jetojnë në zonat rurale mund të koinçidojë më një ritëm më të qetë të jetës. Madje në shumë Shtete anëtarë të BE-së perëndimore dhe veriore, banorët e qyteteve kanë regjistruar nivele më të ulëta sodisfaksioni në punë, ndoshta duke pasur parasysh trysninë më të madhe në punë, kohën e humbur duke udhëtuar drejt vendit të punës, apo monotoninë e shkaktuar nga puna në zyrë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF