Të shumta amerikanet dhe francezet, shumë të pashme holandezet. Të shfrenuara italianet: pak por fitimtare. Fytyrat më interesante? Vijnë nga Santo Domingo, Meksika, Argjentina. Janë zgjedhur rreth 500 modele për 71 sfilata në kalendar. Një paradë bukurie që do të pushtojë Milanon në javën e modës (21/26 shtator) dedikuar koleksioneve të verës së ardhshme 2017.
Ushtri të vogla me vajza shumë të reja që tërheqin vëmendje dhe i bëjnë njerëzit kureshtar nëpër rrugët e qytetit. Pjesa më e madhe e tyre është e panjohur për publikun, disa, në të kundërt, janë yje në ngjitje: mjafton një kontratë e vetme publicitare me shtëpinë e duhur të modës apo bukurisë, dhe misioni është kryer.
Nuk flasim për më të mirat si Alessandra Ambrosio, Gigi Hadid,Karlie Kloss apo Mariacarla Boscono, që i lejojnë vetes tanimë që t’i zgjedhin me kujdes pasarelat ku sfilojnë si të ftuara nderi karshi një pagese të majme. Janë me qindra të tjerat jo kaq të famshme, por me kartat në rregull, në mos për tu bërë supermodelet e radhës, të paktën për të lënë një gjurmë në fushën e modës.
Cilat janë, pra, mbretëreshat e reja të pasarelave dhe mbi të gjitha nga cilat vende vijnë?
Shumica janë amerikane (si gjithmonë, atdheu i shumicës prej supermodeleve të famshme) dhjetra prej tyre janë duke vrapuar drejt rrugës së suksesit, midis të cilave Taylor Hill (sapo është rekurtuar nga Victoria’s Secret), fytyrëvrenjtura Vanessa Moody, Pyper America ( motra e Lucky Blue Smith, një nga modelët e preferuar të momentit), por edhe mikesha e Kate Moss, Jamie Bochert, të shumëdiskutuarat ‘‘Alien beauties’’ (ose thënë ndryshe bukuritë e pazakonta që po bëjnë për vete stilistët) si Binx Walton, Lexi Boiling, e përzgjedhura e re e Pradës, Molly Bair, imazhi i bukurisë për Dior Ondria Hardin,dhe bukuria prej kukulle, me një buzëqeshje imperfekte Lindsay Wixson.
Vijojnë francezet: Ophelie Guillermand, Pauline Hoarau, Hanne Gaby Odiele, Cindy Bruna, dhe Yumi Lambert nga Belgjika. Gjithashtu edhe hollandezet Daphne Groeneveld e Romee Strijd.
Është surprizuese në fakt, duke iu referuar përmasave të vendit, pjesëmarrja e kaq shumë holandezeve. Vijnë prej andej disa nga emrat më të dëgjuar për këtë sezon: Maartje Verhoef, engjëlli i ri Victoria’s Secret Romee Strijd, Daphne Groeneveld, Julia Van Os, Imaan Hammam.
Numerikisht është forcuar edhe ‘Ushtria’ e Europës lindore, por mos prisni që pasarelat të pushtohen nga ruset( pavarësisht trios Sasha Luss, Daria Strokous e Kate Grigorieva). Në grupin e më të njohurave bëjnë pjesë bjellorusja Zhenya Katava dhe uzbekja Irina Sharipova, shumë e dashur nga dyshja Dolce dhe Gabbana. Nga Serbia vijnë Antonina Petkovic dhe Mina Cvetkovic, nga Rumania Diana Moldovan dhe Andreea Diaconu, nga Hungaria Eniko Mihalik dhe Barbara Palvin ndërsa nga Ukraina Irina Kravchenko.
Jo më pak e bukur është dhe treshja italiane Vittoria Ceretti, Greta Varlese dhe Matilde Rastelli.
Cilat janë më premtueset? Vajza të veçanta nga Vende interesantë. Pritshmëritë më të mëdha duke iu referuar sezonit e kaluar të sfilatave (vjeshtë/dimër 2016-17) janë për Lineisy Montero: domenikiane, me flokët tipike të vajzave afrikane, ka sfiduar në jo më pak se 68 pasarela, ka qenë e ftuar në çdo show me rëndësi. Një bukuri interesante ka edhe argjentinasja Mica Arganaraz, 23 vjeçe, e cila sapo ka fituar rolin si imazh i bukurisë për Tom Ford.

Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas


10 sekrete për të mos u shëndoshur



Si të keni një lëkurë të shëndetëshme


Plazhet më mahnitës në botë: Ja kush kryeson

Modeli që ka “çmendur” rrjetin!




Të apasionuar pas kafesë, vizitoni Nju Jorkun




Çfarë të vishni? T-shirt të bardhë!


