Kemi dëgjuar shpesh mite rreth shëndetit ose mënyrës së jetesës dhe i kemi marrë për të mirëqena. Por disa prej tyre janë thjesht të ekzagjeruara. Dihet që çdo gjë ka një kufi që nuk duhet kaluar, pavarësisht se thuhet “pini më shumë lëngje ose ujë”, e të tjera si këto. Më poshtë ju sjellim disa mite rreth mënyrës së jetesës që janë absolutisht të gabuara:
Mos hani pas orës 6. Nuk është e vërtetë. Varet kur flini. Këshillohet të hani 3-4 orë para gjumit.
Buka e zezë është më e shëndetshme se e bardha. E gabuar. Kanë të njëjtat kalori dhe vlera ushqimore.
Pini sa më shumë lëngje. E gabuar. Tre gota në ditë janë të mjaftueshme.
Çokollata nuk është e shëndetshme. Varet nga lloj ii çokollatës. Çokollata e zezë është shumë e shëndetshme, por duhet konsumuar me masë.
Po hëngre pak, humbet peshë. E gabuar. Personat që hanë 5-6 herë në ditë e kanë më të lehtë të humbasin peshë.
Vaji i ullirit ka pak kalori. E gabuar, ka po aq kalori sa çdo vaj tjetër, thjesht është më i shijshëm.
Frutat duhen ngrënë pas buke. Gabim. Është mirë që të hani edhe para buke ose mes vakteve.

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life







Faqet e internetit ‘të veshura’ në blu


Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas


10 sekrete për të mos u shëndoshur



Si të keni një lëkurë të shëndetëshme


Plazhet më mahnitës në botë: Ja kush kryeson

Modeli që ka “çmendur” rrjetin!
