KreuStil Jetese

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life

Aroma e zambakut rozë, për një ndjesi të këndshme pozitiviteti, është kjo prurja më e re e e Kompanisë Avon Products. Është quajtur Avon Life dhe ai që e ka krijuar është dizenjatori me famë botërore Kenzo Takada.

Do të mund të ndiejnë freskinë e ëmbël të zambakut, meshkujt dhe femrat që do të kenë mundësinë ta përdorin këtë aromë, edhe pse jo të reflektojnë me filozofinë e zotit Takada, ”Jeto Jetën Bukur”.

I njohur në mbarë botën si një stilist i modës së lartë, Kenzo Takada themeloi shtëpinë e tij të modës në Paris në vitin 1970, ku dhe u bë edhe marka e parë luksoze japoneze. Stilisti njihet për stilet e tij novatore që sjellin së bashku elementë nga Lindja dhe Perëndimi.

‘‘Unë kam dashur të bashkëpunoj me Avon për një koleksion të ri aromash që çdo femër në të gjithë botën do të kishte mundësi ta provonte’’, është shprehur Takada.

Për të është një gëzim i madh që të hedh mbi letër frymëzimin nga çdo gjë e bukur që rrethon botën e tij, që më pas ta kthej atë në një realitet krejtësisht të ri.

Avon Life, reflekton pasionin e përbashkët të stilistit dhe parfumierëve profesionistë të Avon, për të jetuar jetën bukur. Aromat mishërojnë bukurinë dhe pozitivitetin dhe janë të mbushura me madhështinë e botës natyrale.

‘‘Kenzo Takada ka sjellë pasionin, emocionin dhe vizionin e tij karakteristik në këtë projekt’’ është shprehur Alex Long, Senior Zëvendës President Global i Marketingut për Kategoritë në Avon. ‘’Mantra personale e Z. Kenzo Takada ndaj bukurisë dhe pozitivitetit përshtatet thellësisht me besimin e Avon në bukurinë, optimizmin dhe fuqizimin e femrës. Zoti Takada, punoi personalisht me skuadrën tonë për të zhvilluar çdo aspekt të këtyre aromave, nga notat olfaktike dhe deri në dizajnin e shishes së aromave. Ne presim me padurim të ndajmë këtë aromë me klientët tanë në mbarë botën’’.

 

Avon Life për Femra

 

E shndritshme dhe energjike, kjo aromë femërore përbëhet nga shtresa delikate me nota lulesh me esencën e çajit të bardhë për një aromë që qëndron e freskët dhe e lehtë. Përbërësi kryesor,zambaku vjollcë, i fal elegancë dhe kthjelltësi kësaj arome. Në harmoni me notat delikate të zambakut të ujit dhe esencës së lules së qershisë, kjo aromë pushton me notat e ngrohta dhe sensuale duke joshur në mënyrë të pamohueshme me një aromë që zgjat gjatë të gjithë ditës.

 

Avon Life për Meshkuj

 

Kjo aromë moderne dhe tipike mashkullore karakterizohet nga një përzierje e rafinuar e erëzave dhe aromave. Aroma e strukturuar hapet me notat e forta të sipërme nga piperi i zi dhe dëllinja, para se të zbulohet ngrohtësia e pjesës së mesit me zambakun vjollcë, lulen barbarozë dhe lulen yll anis. Druri kedër i Virxhinias përbën bazën, duke krijuar një aromë të pastër me një efekt maksimal që zgjat gjatë të gjithë ditës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF