KreuStil Jetese

Dokumentet e divorcit të Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Theksi mbi ‘‘Papajtueshmëri të pazgjidhshme’’

Është ndarja që ka tronditur të gjithë botën dhe që ka bërë të shpërthejnë një stuhi spekulimesh dhe thashethemesh mbi shkaqet që e kanë provokuar atë. Por tani dokumentet e divorcit, të publikuara nga siti TMZ, flasin qartë për ndarjen e çiftit të ëndrrave për shkak të ‘papajtueshmërive të pazgjidhshme’’.

 

Nga ana tjetër, i ati i aktores kaliforniane, Jon Voight, ka konfirmuar në një intervistë që ka dhënë për gazetarin James Mottram:  ‘‘Në qoftë se  Angelina është ndarë nga Brad atëherë duhet të ketë pasur arsye të forta. Ndryshe nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë’’.  Por përkthyesja e Lara Croft ka refuzuar të japë deklarata në lidhje më këtë: për detajet duhet të presim edhe pak.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF