KreuStil Jetese

Divorci Jolie-Pitt: ‘Faji i alkoolit, marijuanës dhe zemërimit’’

Lamtumira e çiftit Jolie-Pitt për ‘ papajtueshmëri të forta’’. Me sa duket e gjitha ka ndodhur për shkak të‘‘veseve’’ të Brad –it, dhe për konflikte të vazhdueshme për sa i përket rritjes së fëmijëve: ajo dëshiron kujdestarinë ekskluzive ë tyre. ‘Nuk ka asnjë person të tretë’’ është betuar Angelina.

 

Kur një histori dashurie përfundon, edhe kjo vlen akoma më shumë nëse flasim për rastin e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka gjithnjë më shumë se një arsye.

Brad Pitt mban mbi supe histori të tëra që kanë lidhje me alkoolin dhe marijuanën…diçka që ai deklaroi se hoqi dorë sapo u bë prind, por është e qartë se reagimet e Angelina-s ngrenë dyshime.

TMZ zbulon shkaqet e historisë…Ata tanimë janë të divorcuar, dhe sipas TMZ-së arsyet që ajo jep janë problemet e vazhdueshme me sjelljet e Brad-it. Kjo pasi ai përdor drogëra, pi alkool madje ka edhe një problem me kontrollin e zemërimit, çka përbën rrezik dhe për fëmijët e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF