I ati i Angelina Jolie-s, Jon Voight ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me lajmin se e bija është ndarë nga burri i saj prej dy vjetësh, Brad Pitt.
Duke folur për shfaqjen televizive amerikane Inside Edition, 77 vjeçari u shpreh se ky lajm është shumë i trishtuar për të, duke shtuar se ‘‘diçka shumë serioze duhet të ketë ndodhur që e ka shtyrë Angie-n të marrë një vendim si ky’’.
Jon shpjegoi se ai nuk ishte në dijeni të arsyeve që e shtynë vajzën e tij të ndërmarrë vendimin për t’i dhënë fund martesës me Brad-in. ‘‘Nuk e di se si ndodhi’’, pohoi ai. ‘‘Është shumë e trishtueshme. Nuk më mbetet veçse të lutem për ta’’.
‘‘Jam i shqetësuar për Angie-n dhe fëmijët,’’ shtoi Jon. ‘‘Shpresoj t’i takoj ata sa më shpejt’’.
Ashtu siç mediet kanë raportuar më herët, avokati i Angelina-s konfirmoi lajmin tronditës të ndarjes të martën, duke thënë se aktorja kishte kërkuar ‘zgjidhjen e martesës’’ një ditë më parë. Robert Offer shtoi se ky vendim është marrë në të mirën e familjes. ‘‘Ajo nuk do të komentojë në lidhje me këtë ngjarje’’, u shpreh Offer, ‘ madje këmbëngul që të ruaj privatësinë e saj në çdo kohë dhe situatë’’.
Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës, Angelina ka kërkuar kujdestarinë fizike të gjashtë fëmijëve të çiftit – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox, natyrisht e gatshme për të respektuar të drejtat e Brad-it për të takuar fëmijët, sipas vendimit që do të japë gjykata.
Dokumentat tregojnë se ndarja e çiftit është bërë që në 15 shtator.
Brad dhe Angelina u martuan në gusht të vitit 2014. Çifti,i cili u takua gjatë realizimit të filmit Mr & Mrs Smith, kanë qenë bashkë që nga viti 2004.
Ky është divorci i tretë Angelina-së. Aktorja 41-vjeçare ka qenë e martuar më herët edhe me Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.
Ndërsa për Brad-in ky është divorci i dytë, pasi në vitin 2005 ai i dha fund martesës pesëvjeçare me Jennifer Aniston.



Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life







Faqet e internetit ‘të veshura’ në blu


Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas


10 sekrete për të mos u shëndoshur



Si të keni një lëkurë të shëndetëshme
