Nëse ka veshje në gardërobë që nuk duhen hedhur asnjëherë, ato janë xhinset. Ngjyra, modele, kombinime nga më të ndryshmet. Mjafton një detaj që nga një veshje e paradites të kthehet në një veshje mbrëmjeje. Xhinset nuk duhet të mungojnë as këtë vjeshtë.
Dy nuanca bashkë: Nëse nuk vendosni për një palë pantallona xhinse të errëta dhe një këmishe xhins në ngjyrë më të çelur sepse mendoni që të dyja bashkë nuk kombinohen, këtë vjeshtë mund t’i vishni bashkë.
Një të gjatë, të lutem: Zgjidhni një xhaketë të gjatë xhins e cila ngjan shumë bukur më taka të larta duke e bërë look-un më të sofistikuar. Kombinuar me atlete, jeni më cool.
Të ngushta dhe të zeza: Nëse nuk keni një palë të tilla, blijini. Stina e vjeshtës kërkon pantallona xhins të zeza që rrinë mirë pas trupit.
Prerje-drejtë: Xhinset e preferuar të nënave që duan t’i shohin vajzat serioze. Me bel të lartë, mund të kombinohen bukur me këmisha.
Xhinse të gjera: Jo, nuk duhet të hiqni dorë prej tyre. Duhet të kini parasysh rregullin: domosdoshmërisht me taka që këmbët të duken më të gjata.
Zbuloni gjunjtë: Grisini xhinset që keni në shtëpi vetëm në pjesën e gjunjëve. Me një këmishë të gjerë dhe me taka të larta, rezultati do të jetë befasues.
Zbukuroje me lule: Nëse nuk gjeni një xhaketë me elementët e lules apo fluturës së printuar, atëherë hapni imagjinatën dhe bëhuni stilistë të vetes.

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!


Çelësi për ndalimin e alergjive?






Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror



Një Enca tjetër!




Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life

