Një studim ka zbuluar se ushqimi i fëmijëve, vezë dhe kikirikë, mund të ndikojë në ndalimin e alergjive ushqimore më vonë në jetë. Fëmijët që janë ushqyer me kikirikë nga 11 muajsh, deri në moshën katërvjeçare kanë reduktuar rreth 70 për qind edhe rrezikun, që në të ardhmen mund të preken nga alergjitë.Duke e ushqyer fëmijën qysh kur është pesë apo 6 muajsh mund të zvogëlohet rreziku ndaj alergjive me 40 për qind, në krahasim me ata, të cilët fillojnë që të hanë vezë më vonë.
Megjithatë, ekipi nga Imperial College në Londër, nuk gjeti prova se e njëjta gjë mund të parandalohet nga intoleranca e qumështit, peshkut, apo llojeve të tjera të grurit.Studimi, bazuar në të dhënat e shumë se 200.000 fëmijëve, pas analizoi provat dolën vetëm pesë fëmijë që përdornin vezë me alergji dhe dy prej tyre, që përdornin kikirikë. Mjekët këshillojnë prindërit që kikiriku të jetë i përpunuar, në mënyrë që të shmangin çfarëdo lloj problemi të mundshëm te fëmijët.Hulumtimi është publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.






Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror



Një Enca tjetër!




Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!

Dëshironi të humbisni peshë? Mjaft u stresuat!

‘‘Jeto jetën bukur’’, me Avon Life




