KreuStil Jetese

Ndarjet VIP të 2016-ës

Nuk ka më Brangelina. Siç e keni lexuar edhe në BORDO, Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk janë më bashkë. Por jo vetëm Jolie dhe Pitt patën këtë fund. Ky vit nuk ka qenë i mbarë për shumë çifte VIP.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt: Ishin bashkë për 12 vjet ndonëse u martuan në gushtin e 2014-ës. Kjo ishte martesa e dytë për Brad Pitt, i cili më herët ka qenë i martuar me Jennifer Aniston. Ndërsa e treta për Angelina Jolie, e cila ka qenë e martuar me Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Amber Heard dhe Johnny Depp: Në majin e këtij viti ata i dhanë fund lidhjes së tyre pas një viti martesë. Akuzat e abuzimit në familjë rënduan mbi aktorin e “Piratët e Karaibeve”.

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston / Calvin Harris: Një ndarje e dyfishtë për Taylor Swift. Me aktorin Hiddlestone, Taylor qëndroi vetëm tre muaj. Me të u njoh dy javë pasi ishte ndarë nga Calvin Harris me të cilin u nda pas një viti marrëdhenie.

Sharon Osbourne dhe Ozzy Osbourne: Çifti u nda pas tre dekadash martesë. Rokeri u martua me Sharon më 4 korrik 1982 dhe bashkë kishin tre fëmijë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF