KreuStil Jetese

Marion Cotillard i përgjigjet akuzave për tradhëtinë me Brad Pitt

Aktorja Marion Cotillard, e akuzuar nga shtypi për një marrëdhënie të mundshme me Brad Pitt, i është përgjigjur deklaratave me një postim në Instagram.

“Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i vetëm për këtë rrokullimë lajmesh të 24 orëve të fundit në të cilën më kanë përfshirë.  Nuk dua t’i komentoj dhe as nuk dua t’i marr seriozisht këto lajme, por duke qenë se kjo situatë po ndikon te njerëzit që dua, më duhet të flas. Si fillim, shumë vite më parë, unë takova njeriun e jetës sime, babain e djalit tonë dhe fëmijës që po presim. Ai është dashuria ime, miku im më i mirë, i vetmi për të cilin kam nevojë. Së dyti, atyre që kanë thënë se jam e shkatërruar, ju them se jam fare mirë, faleminderit. Kjo bisedë e stisur nuk është assesi shqetësuese. Dhe për të gjitha mediat dhe armiqtë të cilët janë të gatshëm të paragjykojnë, unë sinqerisht ju uroj shërim të shpejtë. Së fundi, uroj me zemër që Angelina dhe Brad, të cilët i respektoj shumë, të mund të gjejnë paqe në këtë moment të trazuar. Me shumë dashuri, Marion.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF