Nuk mund të largohet në rrugën e tij kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve…të paktën nëse Pitt ka diçka për të thënë rreth kësaj çështjeje, pasi TMZ ka mësuar se ai nuk do të ndalojë së luftuari për kujdestarinë e përbashkët fizike të 6 fëmijëve të tyre.
Burime të afërta me Brad-in kanë treguar për TMZ se, Angelina as që duhet ta ëndërrojë se mund të largojë fëmijët nga Brad. ‘‘Ata i dhanë fund historisë së tyre, Angelina ka kërkuar të ketë kujdestarinë fizike të fëmijëve e vetme, dhe që gjykata t’i lejojë atij vizitat, por vetëm kaq’’.
Burimet pranë Bradit janë shprehur për TMZ se, ‘Nuk ka shanse të ndodhë diçka e tillë.’’ Pitt dëshiron kujdestarinë e përbashkët…ai nuk do të ndërhyjë në mënyrën e prindërimit të Angelinës, por nuk do ta lejojë këtë të fundit ta pengojë të jetë baba.
Është pikërisht kujdestaria e fëmijëve pika kyçe e këtij divorci, dhe parashikohet një betejë e ashpër ligjore.
Burimet sipas asaj që raporton TMZ janë shprehur se Brad nuk nguron të theksojë faktin që Angelina është një mama e mrekullueshme, dhe që ai nuk dëshiron që ajo të lëndohet. Madje ata kanë folur disa herë rreth divorcit gjatë muajve të fundit,prandaj nuk ishte diçka që ndodhi papritur. Megjithatë, ai ende ndihet i demoralizuar.
Sipas asaj që tregojnë burime pranë Angelina-s, ajo ka marrë një vendim të tillë për shkak të problemeve të Brad-it me alkoolin dhe marijuanën, dhe se nuk është në gjendje të kontrollojë zemërimin çka mund të përbëjë rrezik për fëmijët e tyre.
Mirëpo persona pranë Brad-it insistojnë se ai nuk do t’i vendoste kurrë fëmijët e tij në rrezik, kurrë.


Ndarjet VIP të 2016-ës

7 xhinset e vjeshtës

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!


Çelësi për ndalimin e alergjive?






Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror



Një Enca tjetër!




Disa mite për shëndetin, që nuk duhen besuar më!
