KreuStil Jetese

Johnny Depp nxjerr në shitje shtëpinë

Johnny Depp ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles. Kjo shtëpi mund të jetë e juaja nëse paguani shumën marramendëse prej 12.78 milion dollarësh. 53 vjeçari dëshiron të nisë një kapitull të ri në jetë, që pas divorcit nga bashkëshortja e tij Amber Heard me të cilën ishte martuar një vit më parë, duke nisur me shitjen e shtëpisë së tij që përbëhet nga pesë pjesë të rëndësishme.

Shtëpia e Johnny-t është në Eastern Columbia Building në Los Angeles dhe ka nëntë dhoma gjumi dhe 14 banja. Dy hapësira shërbejnë si studio arti dhe një suitë për mysfirët. Dekori i mureve ka ngjyra drithëruese, dhe në njërin prej tyre është një murale e artistit brazilian të rrugës Os Gemeos.  Përveç kësaj, shumica e mureve duken si të çrregullta sepse janë të ndërtuar me pjesë abstrakte arti. Shtëpia përfshin një pishinë, spa, një zonë relaksi, oxhak të jashtëm, ambient për fitnes dhe studio pune. Pasi ndërtesa përfundoi së rinovuari në vitin 2007, Depp pagoi 7.2 milion dollarë, kështu që nëse shtëpia shitet, ai do të përfitojë 5.58 milion dollarë.

Kjo shtëpi është vetëm një pjesë e pasurisë së aktorit Depp. Në muajin korrik, Johnny bleu për 55 milion dollarë një tokë në një fshat në Francë. Aktori gjithashtu ka një ishull privat në Bahamas, të cilën e siguroi në vitin 2004 për 3.6 milion dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF