KreuStil Jetese

Brad Pitt i hetuar për abuzim ndaj fëmijëve

Brad Pitt i hetuar për dhunë ndaj fëmijëve. Çështja e divorcit të tij me Angelina Jolie-n komplikohet gjithnjë edhe më shumë për Brad Pitt-in.

Sapo është komunikuar nga burimi i zakonshëm TMZ që tani Brad Pitt është nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Hetimi po kryhet nga departamenti i Los Angeles që merret me çështjet familjare dhe të minoreneve.

Me sa duket disa zënka të ndezur verbale kanë përfshirë edhe fëmijët të cilët ndoshta mund të jenë goditur me ndonjë grusht. Edhe është pikërisht kjo arsyeja që e ka shtyrë Angelina Jolie-n të bëjë kërkesën për divorc.

Me sa duket, gjatë një grindjeje të ndodhur në avion situata ndërmjet prindërve është acaruar me britma, të qara dhe çdo gjë tjetër. Debati i ndezur familjar duket se ka vazhduar, sipas dëshmitarëve edhe pas uljes së avionit. Faktikisht Angelina kërkesën për divorc e ka bërë të nesërmen, kështu që ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa burime pranë Pitt bëjnë me dije se aktori e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe mendon se është absurde që të akuzohet për një gjë të tillë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF