Ai është kuzhinier dhe njëkohësisht bashkë-pronar i një prej restoranteve më prestigjioz të Danimarkës. Restoranti i tij u votua si më i miri në botë në ndarjen e çmimeve San Pellegrino gjatë viteve 2010 dhe 2011. Nga duart e tij, shijojnë pjata unike emra të njohur të politikës dhe biznesit botëror. Megjithatë nëse flitet për gjakun e tij shqiptar dhe dashurinë që ai ka ndaj vendit të tij të origjinës, mjafton një provokim i këndshëm që ai u bën ndihmësve të tij shqiptarë dhe duket qartazi, ata reagojnë si patriotë të vërtetë. Ka mjaftuar pak muzikë popullore shqiptare gjatë punës në restorant, dhe Fejsal Demiraj bashkë me kolegen e tij Jessica Natali-në, edhe kjo shqiptaro-italiane ia kanë marrë valles plot entuziazëm.
Jessica Natalie, është përzgjedhur të punojë përkrah shefit të madh, për shkak të talentit dhe pasionit të saj për kuzhinën, edhe pse nuk ka qenë e lehtë për të, të mbërrinte këtu ku është sot. Për lidhjen e saj me Shqipërinë, Rene e ka zbuluar krejt rastësisht ndërsa ajo po printonte një biletë avioni për në Tiranë, për të vizituar kështu atdheun e mamasë së saj.
‘Një foto për njëmijë fjalë’ kjo e tyrja gjatë punës, që tregon krenarinë dhe ndjesinë pozitive që ata marrin nga copëza Shqipërie, si për shembull muzika popullore e vendit tonë…

Brad Pitt i hetuar për abuzim ndaj fëmijëve


Elvana Gjata ‘‘përballë’’ Jennifer Lopez

Sfilatat në Milano: 7 mrekullitë e ditës së parë





Ndarjet VIP të 2016-ës

7 xhinset e vjeshtës

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!


Çelësi për ndalimin e alergjive?






Kërkoni një emër? Zgjidhni një mbretëror
