Mjafton të ngarkosh një foto për të marrë profilin e personalizuar nga The Bumbys, dyshja e e artistëve amerikanë, të famshëm për ironi të goditura dhe komente mbi aspektin e njerëzve
Nëse Vitangelo Moscarda, protagonisti i famshëm i ‘Një, asnjë dhe njëqindmijë’’ do të kishte njohur The Bumbys, dyshja artistike amerikane, identiteti i vërtetë i të cilëve mbetet i panjohur, prej të cilëve mbahet mend gjykimi ironik dhe gjithmonë pozitiv mbi aspektin e njerëzve që prezantohen para tyre, ndoshta do të kishte marrë përgjigjet që kërkonte mbi atë që ishte në të vërtetë. Një gjykim ky, të cilin mund ta kemi edhe ne falë aplikacionit që tani ka mbërritur dhe në Evropë, së fundmi në Itali. Mjafton të ngarkosh një foto për të marrë profilin e personalizuar të çiftit që në vendet e mëdha tanimë është bërë shumë i famshëm. Gill dhe Jill Bumbly bëjnë minishfaqjet e tyre me fytyrën e mbuluar, me paruke të dendura, syze të mëdha me xhamat e errët, por mbi të gjitha në shoqërinë e makinave të tyre të shkrimit. Çfarë bëjnë? I japin atyre njerëzve që shkojnë në ‘A Fair and Honest Appraisal of Your Appearance’ ose ‘Një vlerësim i pjesshëm dhe i ndershëm i aspektit të tyre’. Si e bëjnë një gjë të tillë? Duke u bazuar në përshtypjet që lindin nga sjellja dhe gjuha e trupit.

Johnny Depp nxjerr në shitje shtëpinë




Fashion Week Milano jashtë pasarelave



Brad Pitt i hetuar për abuzim ndaj fëmijëve


Elvana Gjata ‘‘përballë’’ Jennifer Lopez

Sfilatat në Milano: 7 mrekullitë e ditës së parë





Ndarjet VIP të 2016-ës

7 xhinset e vjeshtës

Mesazhi më i fuqishëm i Paqes vjen nga…fëmijët!

