KreuStil Jetese

‘‘Letra’’ e hapur e një blogereje: Wow…çfarë kurajoje, Angie! Ti ke lënë Brad Pitt

“E dashur Angelina, më fal nëse të shqetësoj ( e marr me mend se tani duhet të jesh e zënë me letrat e divorcit), por më duhet të të them: Wow…çfarë kurajoje, Angel! Ti ke lënë Brad Pitt. B-R-A-D P-I-T-T!”. Divorci i Angeline Jolie-s dhe Brad Pitt-it ka tronditur web-in, por reagimi i kësaj blogereje në letrën “Nuk numëroj deri në dhjetë” për Jolie-n, rrëfen ndoshta mendimin e shumë vajzave lidhur me vendimin e Angelina-s. Letra, e shkruar në një anglishte argëtuese, e vendos Jolie-n përballë një pyetjeje: Por, a je me të vërtetë e sigurt që dëshiron të lësh Brad Pitt-in? “Biondin e gjatë, seksi dhe me ato nofullat tipike”, një pyetje që , pas lajmit të ndarjes, nuk mund të mos bëhej.

“Dua të them, jo Peppen djalin e këpucarit: ti ke lënë Brad Pitt, atë që në ‘7 vjet në Tibet’ iu deshën vetëm 7 sekonda për të na bërë për vete. Atë që edhe breshkat do të shkonte t’i shpëtonte në Afrikë. Po, sepse nëse ka diçka që kam mësuar gjatë kësaj kohe është se Brad është si Corneto Algida, i mirë jashtë dhe brenda ( Gëzimi u takon tani gjithë të tjerave, eh?!).

Angel, nuk e di nëse po bën gjënë e duhur, por jam e sigurt për një gjë: Ti mund të kesh frymëzuar shumë gra të tjera. Sepse nëse është e mundur të lësh Brad Pitt-in, atëherë ne nuk kemi ndonjë justifikim të fortë për të qëndruar së bashku me një burrë tjetër (mesatar), që nuk është i dashuruar me ne, ose që ne nuk e dashurojmë më.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF