KreuStil Jetese

Bizhu Chanel të viteve ’50 në ankand

Varg perlash, spila, vëthë të stolisur me perla apo me kristale me portretin e Chanel që datojnë nga vitet 1950 deri në 2014, rreth 440 bizhuteri ”Chanel” kryesisht të rralla, pjesë e një koleksioni privat, pritet të dalin në ankand më 10 tetor në Paris.

“Vlera e bizhuve do të variojë nga 20-25 000 euro me një vlerë të përgjithshme që mendohet të jetë nga 150 000 deri në 200 000 euro”, bëri të ditur drejtuesi i ankandit Antoine Saulnier, duke vënë në dukje se kjo ishte shitja e parë ekskluzive dedikuar bizhuterive ”Chanel”.

“Dhjetë copë janë pjesë e koleksionit të bizhuterive. Fillimisht një orë në ar të verdhë e stolisur e gjitha me diamante, me një rrip me zinxhir që bën pjesë në 15 kopjet e realizuara në 1990 për tregjet japoneze dhe saudite”, sipas kabinetit të ekspertizës ”Chombert & Sternbach”.

Tri të katërtat e bizhuterive i përkisnin një koleksionisteje franceze që ka ndërruar jetë, e cila e kishte zakon të blinte të gjitha stolitë e kësaj marke.

Bizhuteritë janë punuar kryesisht nga ”Gripoix” apo ”Goossens”, disa mbajnë vulën ”Chanel” nga Victoire de Castellane, krijuese që përkrah Karl Lagerfeld mbikëqyrte koleksionin e bizhuve fantazi të shtëpisë së modës nga 1984 deri në 1998, përpara se të bashkohej me ”Dior”.

Gabrielle “Coco” Chanel ishte e tërhequr me faktin që bizuteritë fantazi të reflektonin një finesë të spiktuar”, nënvizoi eksperti Dominique Chombert.

Koleksioni që pritet të dalë në ankand nxjerr në pah një evolucion të caktuar përgjatë viteve, midis viteve 1950 dhe 2000, disa detaje kanë ndryshuar, perlat janë më të bardha, me një ngjyrë ku spikat më pak ngjyra e fildishtë.

”Aktualisht pjesa e kristaltë është më pak e pranishme, kryesisht vihet re një trend për emblemën ‘Chanel’ dhe diamantin e rremë”, shprehet eksperti Jean-Sébastien Moisy, i kabinetit ”Chombert & Sternbach” që ka kryer hulumtime në lidhje me bizhuteritë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF