Ylli i muzikës, humbet durimin dhe përdor rrjetin social për të komunikuar me presidentin francez, të cilit i ka kërkuar mbështetje për fushatën e edukimit. Këtë e ka bërë edhe me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
“A e ka parë letrën time? Po pres përgjigje”. E padurueshme është treguar Rihana ndaj përgjigjes së presidentit Hollande.
Lancimi i organizatës “Qytetari global” është në favor të edukimit të fëmijëve nga vendet e varfra. Për këtë do të prezantohet një festival nesër në Nju Jork, disa koncerte të Rihanës, Kendrick Lamar dhe Major Lazer.
Nuk është hera e parë që këngëtarja e Barbados përdor rrjetet sociale për të arritur komunikimin me liderët kryesorë në botë, duke u kërkuar atyre mbështetje për çështjen. Javën e kaluar këtë gjë e bëri me Justin Turdeau, duke dhënë komentet e saj, përsa i përket reformës në arsim dhe shëndetësi.
Bizhu Chanel të viteve ’50 në ankand
Një bar-restorant… avion!
Mbërrin aplikacioni që të tregon si je
Johnny Depp nxjerr në shitje shtëpinë
Fashion Week Milano jashtë pasarelave
Brad Pitt i hetuar për abuzim ndaj fëmijëve
Elvana Gjata ‘‘përballë’’ Jennifer Lopez
Sfilatat në Milano: 7 mrekullitë e ditës së parë

