KreuStil Jetese

Fanset-këngëtares: Na mungon Tuna e vjetër!

“Zemra jem”, kjo është kënga e fundit e Tunës në bashkëpunim me Vig Poppën. Një këngë ritmike, që shoqërohet me një videoklip argëtues, edhe falë elementeve të Snapchat-it, kërcimit edhe sensualitetit që e karakterizon këngëtaren.

Kënga ka pasur pëlqime, dhe komente pozitive, por me sa duket pritshmëria e disa prej fansave kundrejt Tunës, është më e madhe se kaq. “Kënga e lezetshme, por ti e ke treguar veten e mund të bësh më shumë” – është shprehur një nga fanset në faqen e Facebook-ut të këngëtares.

Të tjerë i rikujtojnë Tunës tematikat e rralla që ajo ka trajtuar dhe që e dallonin nga këngëtarët e tjerë, duke përmendur disa nga këngët më të bukura të këngëtares si “Dyshemeja”, “S’ka më diktaturë”, “Bileta” etj

Ndërkohë që kënga “Zemra jem”, vjen me një tekst të shkurtër dhe që fiksohet lehtazi, rrëfen dy të rinj që i shprehin pëlqimin njëri-tjetrin dhe një dashuri e re premtohet të lind…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF