KreuStil Jetese

Letra e Eni Çobanit: Do doja të isha në krahët e tu!

Humbja e prindërve është një nga ato dhimbje, që koha vështirë se e zbehë, veçanërisht kur raporti që ke pasur me ta ka qenë i fortë.  E tillë është edhe për Eni Çobanin, humbja e babait të saj, edhe pse po bëhet thuajse një vit e gjysmë që ai është larguar nga jeta, vuajtja e saj nuk tretet në harresë, përkundrazi malli dhe mungesa shtohen. Mirëpo ajo nuk e lë të atin të ik kaq lehtë, e mban me vete ne kujtime, në shpirt, dhe në fjalë prekëse si këto që ka ndarë me miqtë e saj…

Letra

“Sot ka qenë një natë e rëndë dhe me lot shumë ku dhimbja,  kujtimet dhe vetmia pa ty më bënë të rri pa gjumë, dhe sapo u gdhi doja të vrapoja drejt teje. Doja të flisja me ty doja të të dëgjoja ty, doja të isha në krahët e tu babi po përsëri aty gjeta gurin e ftohtë ku fotografia jote më qeshte dhe me dha të kuptoja që ti jeton me ne. E ku mbaron dhimbja ime për ty babi im. Ka kaluar një vit e gjysmë si sot nga largimi yt babai im i shtrenjtë, po ti nuk je larguar nga shpirti dhe jeta ime. Ti do jetosh aq sa unë do kem jetë dhe ti do shoqërosh dhe ndriçosh çdo ditë të jetës time. Ndriçoftë shpirti yt mbi ne dhe uratat e tua na e bëfshin jetën siç doje ti. Më mungon pafund madhështia e një burri si ty”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF