KreuStil Jetese

Njihuni me vëllanë e Miriam Canit…

Ajo si gjithmonë, e thjeshtë, natyrale dhe e ëmbël. Ndoshta në këtë rast më e buzëqeshur se zakonisht, dhe jo më kot, pranë  gjendet vëllai i saj, daja i Amelisë së vogël…Krahun e ka mbështetur në supin e tij, dhe e vështron plot dashuri, ndërsa ai buzëqesh. Një panoramë familjare, që e forcon akoma edhe më shumë mendimin pozitiv që fansat dhe miqtë kanë për Miriam Canin…

“E pabesueshme sa shpejt fluturon koha…” – shkruan Miriami përbri fotos së publikuar në Instagram.

 

Pa makijazh dhe përsëri e bukur

Shtatëzania me Amelinë, përpos lumturisë së pamasë që familja e vogël rrezaton, duket se nuk ia ka cenuar aspak bukurinë Miriamit, përkundrazi. Kohët e fundit ajo publikon shpesh foto të saj pa makijazh dhe përsëri duket mahnitëse.

 

 

 

Miriami dhe Albani, çifti që të gjithë duan…

Jo vetëm për talentin, por edhe për karakterin e tyre, fansat në rrjetet sociale nuk reshtin së bëri komplimente…

“Sa pamje e bukur familjare! Jeni artistë të paparë, por mbi të gjitha njerëz të mirë. Sot mund të kesh gjithçka por të jesh njeri është e vështirë dhe e rrallë!” – shkruan një admirues i tyre përbri fotos së çiftit me Amelinë e vogël.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF