KreuStil Jetese

Çdo javë një buqetë me lule për Besën… Ja kush i dërgon

Ajo është thuajse gjithnjë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private, mirëpo kësaj radhe ka vendosur që të ndaj me fansat dhe miqtë në Instagram një gjest delikat që një nga njerëzit më të dashur për të ka treguar ndaj saj. Është pikërisht këngëtarja Besa Kokëdhima, që pak orë më parë ka shpërndarë në Instagram foton e një buqete me lule që  i është dhuruar nga baba i saj, Koço Kokëdhima.

Fotoja është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht në Instagram, me siguri jo vetëm për bukurinë e luleve shumëngjyrëshe të kësaj buqete, por sidomos për mesazhin me të cilin Besa e ka shoqëruar këtë foto…

“Babai im më dërgon një buqetë me lule çdo javë, për të më shprehur dashurinë e tij edhe për të më treguar se si duhet trajtuar një femër. Faleminderit! Të dua babi! ” – ka shkruar këngëtarja.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF