KreuStil Jetese

Edward Snowden: Me “Google Allo” jeni të mbikëqyrur! Mos e përdorni!

Shënim nga Google:

Të gjitha mesazhet në Allo janë të koduara dhe mesazhet e fshehta janë E2EE, kështu që asgjë nuk do të arkivohet/ ruhet. Pra nëse një përdorues vendos ta fshijë bisedën, kjo fshihet edhe nga serveri i Google-it.

“Fshijeni dhe mos e përdorni kurrë më”: ky është sugjerimi i Edward Snowden për përdoruesit që sapo kanë shkarkuar aplikacionin e ri të mesazheve të çastit, të Google, Allo. Motivi është i thjeshtë: çdo gjë që shkëmbejmë (mesazhe, foto, video etj), duke përfshirë edhe komunikimin me portalin ( si pyetje apo kërkesa) mbeten në memorien e Google, dhe dëmtojnë privatësinë e tyre.

Shërbimi i mesazheve, ndryshe nga WatsApp, kanë një sërë doodle, emoji etj të integruar në brendësinë e tij, në mënyrë që Google asistent të përgjigjet qoftë chat-eve private dhe atyre në grup. Sipas asaj që është thënë, Allo ofron një sërë mjetesh për të mbrojtur privatësinë: bisedat ruhen vetëm për një kohë të shkurtër, dhe pastaj fshihen. Ashtu si shkruan “The Verge”, tani që Allo ka nisur të përdoret, ky opsion nuk është aktivizuar në mënyrë automatike. Kjo nënkupton se pyetjet tona, të paktën në situatën aktuale, do të ruhen në mënyrë të rezervuar dhe do t’i shërbejnë inteligjencës artificiale për të na njohur më mirë dhe për të na ofruar mjetet dhe përgjigjet informatike të përshtatshme për ne.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF