Ka kaluar vetëm një javë nga vendimi për të ndarë jetën e saj përgjithmonë nga ai që kishte pasur pranë për 12 vjet me radhë, por Angelina Jolie duket se ka kthyer faqe shpejt. Shumë shpejt. Dhe ngushëllimi i saj ka emrin dhe fytyrën e Johnny Depp.
Angelina dhe Johnny, përpos të tjerave janë miq qysh prej vitit 2010 gjatë xhirimeve të “The Tourist”, dhe në këto orët e fundit kanë pasur mundësi të jenë afër dhe të ngushëllojnë njëri-tjetrin. Ka qenë pikërisht Johnny Depp, në fakt , që i ka këshilluar përkthyeses së Lara Croft emrin e e Laura Wasser, avokates së cilës Jolie iu drejtua për ta përfaqësuar gjatë divorcit me Brad Pitt; dhe ka qenë pikërisht Johnny që i ka ngritur asaj moralin në këto ditë të vështira, sipas The Sun.
“Ajo e ka pasur prej shumë vitesh si idhull Johnny Depp, shumë kohë më parë se të punonin së bashku në filmin The Tourist, dhe në set patën një komunikim shumë të mirë” referuar një burimi anonim të gazetës. Prej asokohe ata ruajtën kontaktet me njëri tjetrin, dhe kanë folur shumë së bashku edhe pas stuhisë gjatë ndarjes së Johnny-t nga Amber Heard”. Johnny, që është ende në qendër të vëmendjes për divorcin nga Amber – e cila e ka akuzuar edhe për dhunë shtëpiake -, e di mirë se si ndihesh në këto raste dhe ka ofruar një sup miqësor ku mikja e tij mund të qajë.
Megjithatë, ai që ka shkaktuar ndarjen e Brangelina-s nuk ka qenë pirati i Karaibeve, gjithmonë sipas burimeve. “Nuk ka asnjë motiv që mund të na shtyjë të themi se miqësia e tyre ka pasur një rol në këtë ndarje”.
Dy aktorët, përpos të tjerave anë pasur mundësi të forcojnë miqësinë e tyre, në këtë situatë, të bashkuar nga dhimbja që shkakton fundi i një dashurie në të cilën kishin besuar. “Janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ndajnë shqetësimet e tyre” siguron burimi anonim.




Eau de Britney


Forcat speciale shoqërojnë sopranon shqiptare…


Njihuni me vëllanë e Miriam Canit…

Pyetja që nuk duhet t’i bëni kurrë fëmijës suaj!


Çantat që duhet t’i keni këtë sezon


Fanset-këngëtares: Na mungon Tuna e vjetër!






