KreuStil Jetese

Feldman i përgjigjet vajzës së Micheal Jackson-it: Shpresoj që një ditë të flas rreth tij!

Paris Jackson ka marrë shumë kritika të ashpra në mediet sociale për Ditën e Babait. Atëherë u kërkoi fansave të ishin më të sjellshëm

Aktori dhe këngëtari Corey Feldman ka arritur që t’i adresojë Paris Jackson-it kujtimet e tij për babanë e saj, Micheal Jackson. Feldman bëri bujë teksa dha një performancë kurajoze të këngës së tij “Go 4 it” dje në shfaqje. Ai mori një mbështetje të madhe, jo vetëm nëpërmjet një reagimi negativ në mediat sociale, por dhe nga billbordet e afishuara. Por kësaj here, muzikanti dhe aktori 45-vjeçar, përdori Twitter-in për të ndarë një mesazh pozitiv me vajzën e Michael Jackson, Paris-in.

“Unë nuk meritoj asgjë prej tij! Shpresoj se një ditë ne mund të flasim, sepse unë dua që t’ju tregoj juve, se si ishte ai njeri, kur ishte i ri”, shkruan Feldman në përgjigjen, që i ka dhënë 18-vjeçares të shtunën, që lamë pas. Jackson iu përgjigj Feldman-it me mesazhin:”Corey Feldman çdo gjë që të bëni për të qenë i lumtur, njerëzit do ju urrejnë… Por nëse ju jeni të lumtur, atëherë kjo nuk ka rëndësi. Uroj më të mirën për ju!”. Jackson ka marrë shumë kritika të ashpra në mediet sociale, veçanërisht në fund të qershorit për Ditën e Babait, kur ajo nuk e kishte nderuar. Para këtij muaji, sipas TMZ, Jackson ka ndarë një video, të cilën e ka fshirë nga Instagram-i, në të cilën u lutej fansave të bëheshin më të sjellshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF